Apeli kthen në rigjykim rastin për lejimin e udhëtimit të fëmijës jashtë Kosovës

Gjykata e Apelit ka prishur pjesërisht vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren – Dega në Suharekë dhe ka kthyer në rigjykim rastin që i lejonte ish-bashkëshortes së Qerim Lumit të udhëtonte jashtë Kosovës me vajzën e mitur.

Apeli ka vlerësuar se vendimi nuk është arsyetuar mjaftueshëm dhe se nuk është analizuar në mënyrë të plotë interesi më i mirë i fëmijës.

Gjykata Themelore është obliguar që në rigjykim të kërkojë vlerësime nga Qendra për Punë Sociale dhe ekspertizë nga psikologu, para marrjes së një vendimi të ri.

Go to TOP