Ancelotti para sfidës me Bayernin: Na pret një tjerë natë magjike

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, në konferencën për media, një ditë para sfidës me Bayern Munich, ka thënë se nesër mbrëma do të jetë një natë magjike.

‘Los Blancos’ dhe ‘Bavarezët’ do të ndeshen në Madrid, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 2-2.

Ancelotti është i bindur se të besuarit e tij, do të japin më të mirën në duel me Bayernin. Sipas tij, Reali dhe Bayernin janë klube të ngjashme.

 “Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Si klube janë të ngjashëm, kanë një histori të madhe dhe shumë suksese mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet, sepse në ndeshjen e parë ata dolën shumë mirë dhe më mirë se ne”, ka thënë Ancelotti.

“Jemi shumë të emocionuar sepse mund të jetë një tjetër natë magjike për ne, por nuk ka optimizëm. Ka vetëdije për vështirësitë”, ka theksuar strategu italian.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Bayern Munich fillon në orën 21:00.

Go to TOP