Analizë fushatës zgjedhore të Sokol Haliti- kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e 9. Shkurtit 2025

Shkruan: Hasan RASHITI

Sokol Haliti është një figurë që ka lënë gjurmë pozitive në Komunen e Vitisë, me të cilen udhëheqë që tre mandate dhe kjo ka bë që të kontriboj ndjeshëm në përmirsimin e jetës së qytetarëve. Si Kryetar i Komunës ai ka realizuar projekte të rëndësishme të infrastrukturës dhe ka investuar në edukim dhe kulturë, duke bërë një punë të madhe në rinovimin e sanimin e shkollave dhe kopshteve. Po ashtu është e dukshme se ka pasur aftësi të menagjoj financat dhe të rrisë bugjetin e komunës që është tregues i qeverisjes aktive.


Në aspektin politik, angazhimi i tij si kandidat për deputet tregon një zhvillim të natyrshëm të karieres, duke shfrytzuar përvojen e tij për të bërë një ndryshim më të gjerë në nivel kombëtar. Fushata parazgjedhore e tij tregon një kulturë të lartë politike dhe komunikimi që është e rëndsishme për të fituar besimin e elektoratit.
Një nga argumentet kyce që po përdorë, Sokol Haliti në këtë fushatë është vlersimi i punës së mirë të bërë në nivel lokal. Ai e shikon punën e tij dhe të LDK-së në Komunë si një mundësi për të shpërndarë një model të sukseshëm në nivelin qendror.Puna e mirë në nivel lokal që për qëllim ka patur përmirsimin e kushteve të jeteses dhe zhvillimin ekonomik, është një mundësi e shkelqyer për të demonstruar aftësitë e tij si lider dhe për të treguar se ai është i gatshëm të sjellë një ndryshim në qeverisjen qendrore.
ANGAZHIMIMI me grupet e interesit dhe bashkëpunimi me faktoret nderkombëtar është një tjeter element që tregon për një politikan të hapur e të angazhuar për interesat e qytetarëve. Nëse arriti të realizoj projekte kaq të rëndësishme në nivel lokal është e mundur që Sokol Haliti të ketë ndikim të madh edhe në nivel kombëtar, duke qenë një kandidat i qendrushëm dhe i besushëm për deputet. Fushata e tij po tregon se është në një rrugë të duhur për përfaqsuar qytetaret në mënyrë efektive.
Sokol Haliti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka ndermarrë një strategji aktive dhe të drejtëpërdrejtë për fushaten e tij zgjedhore, duke u fokusuar në kontakte të ngushta me elektoratin në nivel lokal. Kjo metodë ka për qellim të rrisë transparencen dhe të krijoj lidhje të forta mes tij dhe qytetarëve të Kosovës duke pasë si fokus grupe kyce të shoqërisë. Puna e këtyre grupeve ka një ndikim të drejtëpërdrejtë në mirëqenjen e qytetarëve, prandaj fushata e Halitit fokusohet te përmirsimi i kushteve të punës dhe mbështetja e këtyre sektorve.
TAKIMET me mësuesit, mjekët dhe infermieret janë një mundësi e shkelqyer për të kuptuar më mirë nevojat e shqetsimet e këtyre grupeve si dhe për të promovuar politika që do të përmirsojnë sistemin shendetsor e edukativ.
PJESËMARRJA E RINISË DHE ANGAZHIMI QYTETAR:
Një tjeter shtyllë e rëndësishme e fushatës së Halitit është angazhimi i rinisë. Kosova ka një popullsi të re, dhe Haliti ka njohur rëndësinë e përfshirjes së këtij segmenti të shoqërisë në proceset vendim marrëse dhe zhvillimore. Angazhimi i rinisë është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhëme më të mirë për vendin, duke afruar mundësi për punësim, arsim dhe zhvillimin e aftësive.Haliti është i vetdijshëm se takimet dhe angazhimi i rinisë jepë efekt pozitiv në formimin e një baze të fortë elektorale në të ardhmen.
TAKIMET” Odë në Odë”e “Shtëpi në Shtëpi”
Një nga elementet kryesorë të fushatës është zhvillimi i takimeve të drejtëpërdrejta me qytetaret, ku Haliti i drejtohet njerzëve në nivel lokal përmes takimeve” odë në odë” e ” shtëpi në shtepi”. Ky është një format tradicional dhe i njohur në kulturën shqipëtare e të Kosovës, i cili lejonë që kandidatet të krijojnë një lidhje personale dhe të kuptojnë shqetsimet dhe nevojat e njerzëve. Ky tip i takimeve afronë mundësinë për një kumunikim të hapur dhe transparent duke u dhënë mundësi qytetarëve të shprehin brengat e tyre dhe kerkesat e tyre direkte.
PËRFUNDIM
Fushata e Sokol Halitit duket të jetë një përpjekje serioze dhe afër qytetarëve, duke përdorur metoda të drejtëpërdrejta dhe të personalizuara për të ndërtuar një lidhje me të ngushtë me elektoratin. Përmes takimeve të ndryshme dhe angazhimeve me sektor të rëndësishëm, Haliti po kerkon të shfaqë aftësitë e tij për të udhëhequr dhe për të sjellë përmirsime konkrete në jeten e qytetarëve. Po ashtu promovimi i politikave të suksesëshme lokale si një mundësi për të përfaqsuar këtë punë në nivel qendror është një hap i rendsishëm për të shtuar besimin te elektorati.

Go to TOP