Kryeakuza ndaj Kurtit – Kurti ka tradhtuar apo ka bërë si Thaçi!?
Shkruan: Idriz MORINA
Edhe inteligjenca artificiale e ka konfirmuar se Albin Kurti e ka bërë marrëveshjen më të keqe të deritashme me Serbinë, pra e ka vazhduar trendin e bërjes së marrëveshjeve sa më të këqija, që nga viti 2013, e bërë nga Hashim Thaçi!
Derisa ai i akuzon të tjerët për tradhti, rezulton sipas këtyre vlerësimeve serioze, se edhe ai e ka bërë të njëjtën gjë, duke favorizuar interesat e serbëve në bisedime.
Pra, kur ai i akuzon të tjerët për tradhti, dhe veten e shfaq si patriot, po gënjen dhe mashtron, i shtyrë nga pamundësia e kontrollit të narcizmit! Gjë kjo e shprehur edhe më shumë, kur ai thuaja në çdo fushatë ka filluar të çirret duke bërë akuza dhe fyerje nga më të ulëtat për të gjitha partitë apo kundërkandidatët, duke barazuar sikurse të kishin të njëjtën histori.
Vazhdimisht e përsërisin refrenin si parti që e kanë shkatërruar sistemin së bashku, duke e fshikulluar kështu edhe Rugovën, ndërsa në Cercë, shkon dhe bie në gjunjë para shtatores së Rugovës, ndërsa edhe ditën e vdekjes, ai me partinë e tij, e quanin tradhtar kolaboracionist!
Një situatë që shpjegon karakterin e tij të lëkundur, hibrid, se e ka përsosur reagimin dhe retorikën e shkollës komuniste, kryesisht të Shqipërisë!
Ka dështuar në luftimin e krimit të organizuar, përveç në veri!
Në drejtësi ka dështuar, dhe ka krijuar personalisht imazh kundër drejtësisë me:
1. Kërcënimin e prokurorëve nëse ata guxojnë të shkojnë ta intervistojnë në Qeveri;
2. Me refuzimin për t’iu përgjigjur drejtësisë duke shkuar në institucionin përkatës;
Asnjëherë nuk i ka akuzuar prokurorët apo Këshillin Prokurorial, kur janë shfaqur pamje, mesazhe dhe fjalë, në raste flagrante, të shkeljeve të kodit etik dhe më tej nga persona të tillë…
Ka akuzuar dhe akuzon, vetëm ata që nuk i janë nënshtruar atij dhe rrjetit të tij!
I ka kritikuar me tërë fuqinë institucionet e drejtësisë duke i shantazhuar me paralajmërim për shtypje “le ta shohim nëse guxojnë të vijnë”, kur është ftuar ai ose kur janë arrestuar dhe hetuar bashkëpunëtorët e tij, përfshirë ata në qeveri;
Por, ka heshtur p.sh., kur u shpall i pafajshëm Azem Syla si i dyshuari kryesor në rastin “Toka”, i njohur për ikjen e tij nga drejtësia për muaj të tërë!
Ka shkelur të drejtat e gruas intelektuale, duke abuzuar ai vetë, Ministria e Shëndetësisë, duke mos e futur në listë të pagave, për rreth tre vite, e deri më tash… përkundër se është këshilluar të zbatohet ligji!
Vizion të përbashkët me Edi Ramën, por në dallime në mënyrë!
Me gjithë largësinë e mbajtur të kontakteve me Edi Ramën, përveç se e ka lejuar një lloj kontakti fizik duke e trajtuar si fëmijë Edi Rama, ai ka deklaruar hapur se ai përputhet apo se e ka të njëjtin vizion me të: “Në kuptimin e … vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime…”, ka thënë Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA.
Ndërsa, vite më parë gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive pat thënë se me Ramën kanë të njëjtin qëllim, por dallojnë në mënyrën e arritjes së tij.
Pra, ai ka të njëjtin vizion, sikurse Rama, që hapur, sidomos nga fillimi luftës në Ukrainë u kthye në zëdhënës, engjëll mbrojtës të Serbisë, së kritikuar për qëndrime proruse etj.
Po ashtu janë të njohura qëndrimet e tij për projektit “Ballkani i hapur”, i kundërshtuar edhe nga shumë liderë të tjerë politik, kur ky projekt u shfaq!
Thotë se ka të njëjtin vizion me Edi Ramën, i cili propozoi projekt-statut për serbët – Asociacionin në Kosovë, që atyre ardhacakëve pas shekullit 7-të që u shfaqën në Ballkan t’u njihet indigjeniteti. Pra, një epërsi moralo-juridike ndaj neve shqiptarëve, me gjuhën rreth tetë mijëvjeçare, e që serbishten se njeh më të vjetër se dy shekuj – studimi filogjenetikë, që ka tronditur gjuhësinë europiane, dhe përdëllimin me lashtësinë e gjuhës greke dhe të origjinës së familjes indoeuropiane kinse nga stepat Ponti-Kaspike (Pontic–Caspian steppe), duke e zhvendosur në Anatoli, dhe rrugëtimin e gjuhës shqipe për 7200 deri në 8200 vjet, në mënyrë të pavarur nga e gjitha familja indoeuropiane.
Në veri ka arritur ta kryejë në masë të konsiderueshme dekriminalizimin nga strukturat kriminale serbe dhe të financuara nga Serbia.
Por, nuk është e vërtetë që ka vendosur sovranitetin!
E para, si gjithmonë pas luftës edhe tani, ajo pjesë në aspektin e sigurisë së përgjithshme, krijohet nga KFOR-i, pasi ruan jo vetëm kufirin, por edhe ndjek strukturat e paligjshme dhe mbron kur rrezikohen institucionet legale, sikurse ka ndodhur gjatë protestave të dhunshme serbe, kur sulmonin dhe përpiqeshin të bllokonin punën e kryetarëve të zgjedhur legalisht, por që ia kontestonin legjitimitetin.
Edhe kjo gjendje duhet kuptuar në dy rrugë kryesore:
1. Gjendja atje ndryshoi si pasojë e lëshimeve të Kurtit, që favorizoi pozitat e serbëve në Kosovë, si ato politike e administrative dhe fetare, në këtë fundit duke i dhënë mundësi eksterritorialiteti Kishës serbe, për të cilën është zotuar ta formalizojë brenda institucioneve të Kosovës!
Për të ndodhur këto gjëra, si shuarja e strukturave paralele, Serbia, urdhëroi që serbët të tërhiqeshin nga të gjitha institucionet, si në polici, prokurori, gjyqësi, komuna etj. Ishin pikërisht këto institucione që e ndihmonin dhe e mundësonin punën e strukturave paralele.
2. Pas luftës në Ukrainë ishte e qartë që një pjesë e forcave më radikale në Serbi, donin të ndiqnin me këmbëngulje strategjinë ruse, që ta përhapnin luftën edhe përtej Ukrainës. Andaj Perëndimi duhej të ndërmerrte apo të lejonte veprime, që do të çonin në spastrimin e veriut nga strukturat kriminale të komanduara nga Serbia. Rasti më i mirë u krijua pas sulmit në Banjskë. Përveç se aty u shpartallua përpjekja për të krijuar një vatër konflikti në veri, u krijua mundësia legjitime, përveç asaj ligjore, që të shpartalloheshin grupet kriminale dhe të tjera të kontrolluara nga Serbia!
Dështime të papranueshme në kulturë
Për herë të parë Teatri Kombëtar për dy vite, sipas akuzave në fushata, ka ndërprerë punën për shkak të pikjeve nga kulmi prej të reshurave.
Nuk ka bërë asnjë investim serioz dhe as nuk ka projektuar hulumtime arkeologjike, që do të trondisnin sërish Serbinë dhe tezat e përdorura nga politika e huaj, për degradimin e pozitës sonë si autoktonë, minimumi 10 mijë vje[are (grupi i ADN-së tonë EV-13) (është tjetër gjë, burimi tjetër i ardhjes së një pjese tonë nga Anatolia, ose që mund të ketë qenë shkuarje e jona në atë drejtim, mbeten studime të tjera ta verifikojnë lëvizjen e gjuhës dhe komunikimit apo edhe të popullatës).
Si e thamë më lart, ai nuk i është kundërvënë fare me argumente përpjekjeve të Ramës, për t’ua njohur serbëve statusin e indigjenitetit!
Këtë ka mundur ta bëjë më së lehti dhe më së miri, duke i përdorur rezultatet e studimit filogjenetikë, të botuar tashmë gati dy vite më parë, nga një grup shkencëtarësh të disa fushave, gjuhësi, arkeologji, histori… e gjenetikë, kjo e fundit për herë të parë përdoret për të testuar rezultatet e deritanishme të fushave të tjera.
Ky studim na dha epitetin se jemi folësit më të vjetër të gjuhës që e flasin rreth gjysma e botës. Sipas studimit rreth apo më shumë se gjysma e botës e flasin njërën nga gjuhët që rrjedh nga familja indoeuropiane!
Por, i shtyrë apo i manipuluar nga dashuria për Greqinë (antike), dhe për të mos ndërprerë pretendimet serbe të manipuluara për Kosovën, si ato gjuhësore, historike, arkeologjike, .. ai ka zgjedhur të heshtë, por në anën tjetër ta portretizojë ai vetën dhe disa mbështetës të tij, si një lloj ikone të shqiptarisë, dhe që në fakt është krejt e kundërta.
Të gjitha këto qëndrime të tij dhe deklarime të pasinqerta, e portretizojnë atë si një intelektual të brishtë, mesatar, dhe që argumentohet me faktin, se ai merr qëndrime, bën deklarime në fusha ku nuk asnjë kompetencë intelektuale!
– Kurti ka dështuar në ekonomi
– Asnjë vit apo mesatarisht për katër vite nuk ka arritur t’i shpenzojë mbi 20% të investimeve kapitale!
Në financa
– Nuk ka rritur ta ulë tregun e zi, në masën e duhur! Vazhdon trendi ballkanik, që rreth 30 të vlerës së buxhetit të zhduket nga tregu i zi dhe format tjera.
Në shëndetësi
Ka bërë renovime kryesisht në disa klinika të QKUK-së, por të vonuara, dhe të pamjaftueshme për katër vjet, si dhe disa renovime, të pamjaftueshme, ndërsa janë bllokuar disa lloje ndërhyrjesh për rreth një vit!
Kosova ka nevojë vërtetë për një spital të ri qendror, me investime kapitale të mëdha.
Madje me shpenzimet me dhurata të karakterit social, më shumë për përfitim votash, 100 euro për fëmijë, raste sociale dhe pseudopensione, vetëm në 12 muajt e fundit, me rreth 120 milionë euro sa i ka dhënë, në fundvit 2023 dhe 2024 (pra brenda një 12 muajshi), Kosova do të mund ta kishte përfunduar punën e vrazhdë për një kompleks spitalor modern. Dhe do të mbetej vetëm edhe me investimet kapitale në teknikë, paga, dhe shpenzimet tjera përcjellëse, buxhet që e ka pasur të sigurt dhe të mjaftueshëm, sepse çdo vit e ka përfunduar me suficit të pashëndetshëm.
Ka dështuar plotësisht në rritjen e burimeve energjetike:
Ka mundur të investojë:
– në një termocentral të ri me thëngjill, me së paku 500 megavat dhe deri më tani do të kishte përfunduar ose do të ishte në përfundim;
– Në termocentralin me gazin e lëngshëm amerikan (disa mendojnë gabimisht se furnizimi vjen në Ballkan vetëm në linja fizike, gypash)
– Për një apo dy hidrocentrale më të vogla
– Në energji me erë
– Me krijimin e mundësive të investimeve në energji solare (jo shtëpiake apo për biznese të vogla)
Ka sabotuar dhe bllokuar kryeqytetin, projektet zhvillimore të Prishtinës, në një masë që kurrë s’ka ndodhur më parë!
Është akuzuar publikisht dhe së fundi në Zërin e Amerikës, nga kryetari i Prishtinës, se Qeveria e ka bojkotuar dhe sabotuar qeverinë komunale dhe projektet e saj të rëndësisë bazike, si unaza kryesore dhe të tjera. Por, e ka akuzuar edhe për alokim buxheti me muaj vonesë!
