Ambasadori britanik në veri: Dëgjova shqetësimet dhe shpresat e serbëve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar veriun e vendit. Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se vizitën që iu bëri tri komunave në vëri mësoi për shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb.

“Iu kënaqa vizitës në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut sot. Ishte kaq e dobishme për të dëgjuar shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës. Pres me padurim të vizitoj edhe shumë herë këtë zonë”, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves në X. /Kosova.info/

Go to TOP