Ambasadori amerikan i reagon Sergei Lavrovit pasi mohoi Masakrën e Reçakut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka reaguar shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili njëjtë sikur udhëheqësit në Serbi, ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”.

Hovenier ka thënë se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.

“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier.

Sergeri Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur. Lavrov teksa ka folur për këto dy masakra, ka thënë se janë “skema” që sipas tij iu konvenojnë amerikanëve, derisa për Masakrën e Reçakut ka thënë se të vrarët “s’kanë qenë civilë”.

Go to TOP