Ambasada e ShBA-së në Kiev tallet me raketat e dështuara të ushtrisë ruse
Ambasada amerikane në Kiev ka zgjedhur të tallet me një raketë që ushtria ruse e ka hedhur diku në Ukrainë e që s’ka shpërthyer.
Në një fotografi të publikuar në Twitter shihet një kokë rakete që s’ka shpërthyer të cilën ukrainasit e kanë shndërruar në zgarë për pjekjen e mishit.
Këtë fotografi e ka rishpërndarë ambasada amerikane duke shkruar me ironi “ku mund ta porosisim një të tillë për ne”.
