Ambasada e SHBA-së kujton 18-vjetorin e misionit në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë kujtuar momentin kur para 18 viteve, më 08.08.2008, misioni i SHBA-së në Prishtinë, u shndërrua zyrtarisht në një ambasadë.
Në përvjetorin e kësaj dite, Ambasada amerikane në Prishtinë ka theksuar rëndësinë e këtij hapi në konsolidimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Me Kosovën zyrtarisht si një shtet i pavarur dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të reflektohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ky ndryshim pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane. /Kosova.info/
