Aliu e Durmishi takuan ministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, prioritet rrugën Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë

Ministri i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu dhe zëvendëministri Hysen Durmishi, kanë pritur në takim ministren e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli – Shaqiri.

E lidhur me këtë takim ka shkruar zv/ministri Durmishi në Facebook, ku ka bërë të ditur se e kanë uruar ministren për pozitën e re, duke premtuar bashkëpunim konstruktiv. 

“Na gëzoj fakti që ndërtimi i rrugës Prizren – Tetovë dhe autostrada Shkup – Bllacë, janë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re”, ka shkruar Durmishi.

Tutje ai ka premtuar hapa konkret në drejtim të realizimit të këtyre projekteve. /Kosova.info/

Go to TOP