Albin Thaçi nga PDK shpall mbështetjen për Përparim Ramën në Prishtinë

Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Albin Thaçi, ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij do ta mbështesin Përparim Ramën në zgjedhjet e 9 nëntorit.

“Nga sot, unë dhe familja ime e mbështesim Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës,” ka shkruar Thaçi, duke theksuar se vendimi është marrë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

Sipas Thaçit, Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë e vendit.

Ai gjithashtu falënderoi votuesit që e mbështetën në garën e tij të parë për Asamble, duke bërë thirrje për unitet:

“Le të bashkohemi për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen.”/Kosova.info/

Go to TOP