Albin Kurti pret Hella Ben Youssef, zëvendëskryetare e “International Socialist Women”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women” dhe njëherazi të Forumit Social demokrat Arab, Hella Ben Youssef.

Znj. Youssef ka shërbyer si zëvendësministre për Çështjet e Grave, Familjeve, Fëmijëve dhe të Moshuarve në vitet 2019-2021.

Kryeministri Kurti e përgëzoi për angazhimin dhe vendosmërinë në demokratizimin e vendit të saj. 

Gjatë bisedës shkëmbyen edhe përvojat e ndërsjella për rolin e diasporave në zhvillimin e vendeve origjinë. 

Hella Ben Youssef po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që këtë vit po zhvillon edicionin e dytë të tij, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /Kosova.info/


Go to TOP