Albin Hajni
Shkruan: Bahri BIVOLAKU
Votat e mërgatës nuk duhet të pranohen.
Procesi ka humbur legjitimitetin.
Votat e mërgatës – si ato me postë, ashtu edhe ato të hedhura në misione diplomatike – janë të kontestuar seriozisht dhe dyshohet se janë manipuluar në favor të VV-së dhe Listës Guxo. Këto vota kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar dhe kanë deformuar vullnetin real të qytetarëve.
Për më tepër, devijime dhe manipulime janë evidentuar edhe brenda vendit, gjatë procesit të numërimit të votave. Kjo e bën të pamundur pranimin e rezultatit aktual si të drejtë dhe demokratik.
Kërkojmë:
• Mospranimin e votave të mërgatës në këtë formë.
• Përsëritjen e të gjithë procesit zgjedhor, brenda dhe jashtë vendit.
• Zhvillimin e zgjedhjeve nën monitorim të plotë ndërkombëtar, me standarde të qarta dhe të pakontestueshme.
Demokracia nuk mbahet me manipulim, por me votë të lirë.
Pa transparencë, nuk ka legjitimitet.
