Aksionet e PSD-së: Kurti bëhet Pinokio, Bislimi tortë

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion në urën e madhe në lagjen Lakrishtë në kryeqytet, përmes të cilit kanë kundërshtuar dakordimin e arritur në Ohër nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Ne fotografinë e kryeministrit Kurti, këta i vendosën një hundë të zgjatur që simbolizon gënjeshtrën.

“Është rruga e tij e gjatë e mashtrimit e popullizmit dhe gënjeshtrave të tij në raport me dialogun me Serbinë” ka thënë sekretari i kësaj partie Nol Nushi.

Ata kanë thirrur edhe një protestë të organizuar më 25 mars prej orës 14:00 për të kundërshtuar këtë marrëveshje.

Ish bashkëpartiakët, aktivë kundër kauzës së tyre, u treguan edhe gjatë mbrëmjes të së martës.

Ata gjuajtën qumësht e tortë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi.

Go to TOP