AKP-ja miratoi raporetet e shpërndarjes për dy nërmarrje shoqërore
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka shqyrtuar raportet rekomanduese të divizionit të shitjeve direkte si dhe raportet përfundimtare të divizionit të shitjeve direkte. Në këtë mbledhje po ashtu morën vendim për klasifikim dhe kategorizim të pronës sipas shfrytëzimit aktual për 56 raste për të cilat veçse është iniciuar shitja direkte.
Bordi i Drejtorëve të AKPsë sipas njoftimit nga kjo agjenci ndër t tjera shqyrtoi dhe miratoi një numër kërkesash për qiradhënie direkte të aseteve në ndërmarrjeve shoqërore.
“Për më tepër Bordi u informua lidhur me gjendjen e kërkesave kreditore lidhur me NSh Grand Hotel. Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për Nsh IGK Ballkani dhe NSh Ramiz Sadiku”, bëhet e ditur në njoftim.
Po ashtu, në këtë mbledhje pas procesit të konkursit publik, Bordi i AKP-së mori vendim për emërimin e anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të NSh Inex Sharr Planina Brezovicë derisa aprovoi dy vendime për bartjen e pronës te institucionet shtetërore dhe publike si në vijim:
Dhënie e pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronave të paluajtshme, parcelat kadastrale nr.2313-0, 2314-0, 2315-1 dhe 2775-1 me sipërfaqe të përgjithshme prej 99,507 m² ZK Suharekë, Suharekë dhe investimeve, pjesëve aksesore, druaj të ndryshëm pyjor dhe frutor në parcelat kadastrale nr.2307-2, nr.2313-0, 2314-0, 2315-1 dhe 2775-1 ZK Suharekë, prona të PRZ014 NSh IGK Ballkani – Njësia Damper, Suharekë për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpronësim me numër nr. 02/207 të datës 30 maj 2024.
Si dhe aprovoi propozimin për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronave të paluajtshme, parcelat kadastrale nr: 25-, 23-3, 23-4, 23-2, 48-1, , dhe 48-2 ZK Fushë Kosovë, prona të NSh KB “Bujqësia” PRN009 të cilat preken për realizimin e Projektit: “Ndërtimi i Parkut Fotovoltaik” për nevoja të Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK-Sh.A) bazuar në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 15/148 të datës 29 qershor 2023 dhe sipas vlerësimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
