AKB akuzon KEDS-in dhe ZRRE-në për shantazh: Qindra biznese pa energji, mijëra vende pune në rrezik

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të KEDS-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) duke i akuzuar për shantazh ndaj sektorit privat pas fillimit të shkyçjeve masive të bizneseve nga furnizimi me energji elektrike.

Sipas AKB-së, gjatë ditës së sotme, mbi 400 njësorëve u është ndërprerë automatikisht furnizimi me energji, ndërsa dhjetëra të tjerë po përballen me ndërprerje manuale. Ky veprim, siç e vlerëson organizata, është arbitrar, represiv dhe rrezikon rëndë ekonominë e vendit.

“Ky aksion i papranueshëm kërcënon mijëra vende pune dhe mund të shkaktojë humbje ekonomike në dhjetëra miliona euro,” thuhet në reagimin e AKB-së, ku theksohet se shkyçjet po shihen si formë presioni dhe shantazhi ndaj sektorit privat.

AKB kërkon ndalimin e menjëhershëm të shkyçjeve, shtyrjen e afateve dhe ndërhyrje urgjente të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur bizneset. Në të kundërt, organizata paralajmëron se do të ndërmarrë masa demokratike për të mbrojtur interesat e bizneseve dhe ekonominë kombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP