Ajvazi thërret në protestë: Kthejini 41 milionët qytetarëve, jo rritje të çmimit të rrymës

Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajvazi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike duke kujtuar se qytetarët ende nuk i kanë marrë mbrapsht 41 milionë eurot e paguara padrejtësisht për konsumin në veri.

Sipas Ajvazit, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në mars të vitit 2024 që këto para t’u kthehen qytetarëve, por në vend të zbatimit të vendimit, tani po propozohet një rritje e re e tarifave. “Kjo nuk është vetëm çështje fature – është çështje drejtësie, dinjiteti dhe respekti ndaj qytetarit,” ka theksuar ai.

Në këtë kuadër, Ajvazi ka bërë thirrje për një protestë masive kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila do të mbahet të shtunën në ora 15:00 në sheshin qendror të Prishtinës. Ai ka ftuar qytetarët të mos heshtin përballë padrejtësisë dhe të reagojnë për të drejtat e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP