Afati i fundit për pagesën e faturave të mbeturinave, pas 1 prillit nis procedimi nga përmbaruesit
KRM “Pastrimi” SH.A. ka njoftuar të gjithë klientët se afati i fundit për pagesën e faturave të mbeturinave është 1 Prill 2025. Pas kësaj date, të gjithë ata që nuk i kanë përmbushur obligimet financiare do të procedohen tek Përmbaruesi Privat.
Për të shmangur këto pasoja, qytetarët dhe bizneset mund të kryejnë pagesat përmes:
🔹 Platformës eKosova – me letërnjoftim për amvisëri dhe numër biznesi për subjektet afariste.
🔹 Zyrave të pagesës të KRM “Pastrimi” në të gjitha njësitë operative.
🔹 Inkasantëve në terren, të cilët janë të autorizuar për mbledhjen e pagesave.
Për klientët me borxhe të akumuluara, kompania ofron mundësinë e riprogramimit të pagesave deri në 12 muaj, duke lehtësuar përmbushjen e detyrimeve.
KRM “Pastrimi” fton të gjithë qytetarët të kryejnë pagesat në kohë për të shmangur kostot shtesë dhe për të siguruar vijimin e shërbimeve të rregullta të menaxhimit të mbeturinave.
Për më shumë informata, klientët mund të drejtohen në pikat e shërbimit të kompanisë.
KRM “Pastrimi” SH.A – Për një qytet më të pastër!. /Kosova.info/
