Adelina Ismaili publikon këngën e re nga veriu i Kosovës

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka publikuar sot projektin e saj më të ri muzikor, i cili është xhiruar në veriun e Kosovës.

Projekti është xhiruar në disa lokacione të veçanta në veri të vendit, duke sjellë pamje dhe elemente artistike që synojnë të pasqyrojnë diversitetin kulturor e natyror të atij rajoni.

Adelina Ismaili, me këtë projekt dëshiron të përcjellë një mesazh të unitetit dhe të dashurisë për vendin.


Go to TOP