Abdixhiku viziton rezidencën artistike të Luan Mulliqit: inspirues për trashëgiminë tonë kombëtare
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me Albinën, ka vizituar mëngjesin e sotëm Rezidencën Artistike të Luan Mulliqit, ku u prit nga i biri i artistit, Drini Mulliqi.
Abdixhiku u shpreh i frymëzuar nga veprat monumentale të mjeshtrit të madh të artit shqiptar, duke vlerësuar rolin e Mulliqit si udhërrëfyes për brezat e rinj dhe si promovues i kulturës kombëtare.
Në një mesazh përkrahës, Abdixhiku përgëzoi familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar në themelimin e Fondacionit për trashëgiminë e artistit.
Ai theksoi se me përkrahjen e kulturës dhe të artit, ndër brezat e ardhshëm do të kultivohet identiteti dhe vlerat e kombit. /Kosova.info/