Abdixhiku prezanton “Paketa Fiskale 2.0” gjatë vizitës në bizneset e Suharekës: premton mbështetje për një ekonomi të fortë dhe paga dinjitoze
Pas prezantimit të programit ekonomik në Prishtinë, Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdoi aktivitetet në Suharekë, ku së bashku me ekipin e tij vizitoi bizneset në Zonën Industriale të Shirokës.
Gjatë takimit me mbi 50 pronarë biznesesh, Abdixhiku prezantoi vizionin ekonomik të LDK-së, të përmbledhur në “Paketa Fiskale 2.0”, e cila përfshin lehtësira tatimore dhe projekte madhore për zhvillim.
Abdixhiku vizitoi fabrikën e pijeve freskuese Burim Ag dhe atë të prodhimit të dyerve dhe dritareve Hazrolli Group, duke diskutuar mbi sfidat dhe sukseset e tyre.
Ai u zotua për mbështetje të fuqishme nga shteti, duke theksuar se bizneset dhe sektori privat janë në qendër të programit “Rruga e Re”.
Abdixhiku shprehu bindjen se mbështetja për sipërmarrësit vendas është çelësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe premtoi një ekonomi që sjell përfitime për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/