Osmani: Krenare me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ndihet krenare me ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, më të  madhin të realizuar ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se ndihet krenare me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha.

“Stërvitja “Ujku i Çeliktë”, nga Regjimentit i Dytë i Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së, është demonstrim i qëndrueshmërisë, guximit dhe shpirtit të ushtrisë sonë. Krenarë me vajzat dhe djemtë e Ushtrisë sonë, të cilët Kosovën e kanë mbi të gjitha!”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP