Abdixhiku premton 1000 euro pagë për mjekët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka premtuar rritje të pagave për mjekët deri në 1 mijë euro.

Abdixhiku ka shpalosur se si do të duken pagat bazuar në programin e “Rrugës së Re”, edhe për policinë, ushtarët, mësuesit dhe zjarrfikësit.

Ai e kritikoi dhe akuzoi për populizëm kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Gjersa kryepopullisti ynë është i zënë me zgjedhjet ndërshqiptare në Maqedoni, edhe krahasimi me vendet fqinje ka nisë të mos ketë më kuptim”, tha Abdixhiku

Go to TOP