Abdixhiku: Mësimi tërëditor në Prishtinë, investim për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ndau sot “Fotografinë e Ditës” duke theksuar rëndësinë e mësimit, tërëditor në Prishtinë.
“Fëmijë të ushqyer në shkollë, mendje të shëndosha, shtet i fortë!”, tha Abdixhiku duke shtuar se Kosova mund dhe meriton më mirë.
Ai shoqëroi mesazhin e tij me fjalët e profesoreshës Jehona Lushaku Sadriu duke nënvizuar mbështetjen e saj për këtë nismë.
Abdixhiku ftoi për më shumë investime në arsim, si rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për vendin. /Kosova.info/