Abdixhiku: Llapi do t’i prijë ringritjes së madhe të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim pune në selinë qendrore me strukturat e degës së partisë në Podujevë.
Abdixhiku theksoi momentumin pozitiv politik që po përjeton LDK-ja, duke u shoqëruar me entuziazëm të brendshëm dhe një mobilizim të plotë të strukturave partiake.
Ai shprehu besimin e tij se Llapi do të luajë një rol kyç në ringritjen e madhe të partisë, duke forcuar rrugën drejt një LDK-je më të fuqishme. /Kosova.info/
