Abdixhiku kujton 23 vjetorin e vrasjes së Ismet Rracit

Kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, përkujtoi 23 vjetorin e vrasjes së ish kryetarit të këtij subjekti politik për degën e Klinës, Ismet Rraci.

“Më 24 prill të vitit 2001, familja Rraci humbi më të dashurin e tyre; LDK një veprimtar të pashoq të orëve të rënda; Klina një kryetar komune të zgjedhur me votë demokratike; e Kosova një atdhetar të lëvizjes kombëtare për liri, pavarësi e demokraci”, tha Abdixhiku.

Trashëgimia politike e Ismet Rracit sipas tij, vazhdon të jetojë brenda Lidhjes.

“Atë e gjejmë sot më së miri tek tani kryetari i degës sonë në Klinë, Albani, i biri i tij!

Ismet Rraci ishte themelues i Degës së LDK-së në Klinë. Pas përfundimit të luftës, ai ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Klinës. Gjatë shkuarjes së përditshme për në punë, pranë hyrjes së banesës së tij, ishte vrarë më 24 prill të vitit 2001. Vrasësit ende janë në liri!”, tha Abdixhiku. /Kosova.info/

Go to TOP