Janjevë, familja 8-anëtarëshe jeton në kushte të rënda, madje edhe pa ujë

Një familje 8-anëtarëshe po jeton në kushte të rënda në Janjevë. Zonja e shtëpisë tregon se kanë nevojë për kulm mbi kokë, derisa rrëfen jetën e rëndë në një ambient të improvizuar.

Për më keq, zonja e shtëpisë tregon se nuk kanë as ujë të pijshëm. Ajo detyrohet ta bartë nga kroi i fshatit.

Çdo orendi në këtë shtëpi është e vjetër, ndërsa të ardhurat janë të pakta, 210 euro ndihmë sociale në muaj.

Madje si nënë ajo thotë se nuk mund t’i plotësohen kushtet që ajo të gatuajë për fëmijët e saj.

Në hapësirën e banimit është improvizuar një dhomë e fjetjes për të gjithë anëtarët, një kuzhinë dhe një derë e hyrjes e cila e përcjell të ftohtin.

Go to TOP