Abdixhiku kritikon ofertat për votë: Studentët nuk shiten për 100 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj praktikave të regjimit aktual, i cili, sipas tij, po përpiqet të blejë votat e qytetarëve, veçanërisht të studentëve, pak ditë para balotazhit.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, po tenton t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit”, ka thënë Abdixhiku.

Ai thekson se një regjim i frikësuar dhe në rënie, po trajton studentët e Kosovës si material për shitblerje zgjedhore. “Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë. Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën, as votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”, shtoi ai. /Kosova.infob/


Go to TOP