Cakolli kritikon shpërndarjen e 100 eurove për studentë: Instrument elektoral në prag të zgjedhjeve

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për të ndarë 100 euro për secilin student vetëm disa ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të skemës së keqpërdorimit të parasë publike për interesa elektorale.

“Ndarja e 100 eurove pesë ditë para zgjedhjeve dhe ekzekutimi i këtyre mjeteve sot, tri ditë para balotazhit, është instrument elektoral. Viti akademik ka filluar më 15 shtator, gati dy muaj më parë. Nëse qëllimi do të ishte mbështetja reale e studentëve, ndihma do të ishte dhënë atëherë, jo tani”, tha Cakolli.

Ai shton se problemi më i madh është normalizimi i shkeljeve ligjore nën arsyetimin se janë “në të mirë të qytetarëve”. “Kur shkeljet ligjore kalojnë pa reagim, ato shndërrohen në praktikë – dhe pastaj mbase nuk reagon më askush”, theksoi Cakolli duke nënvizuar rrezikun e precedentëve të tillë në menaxhimin e fondeve publike. /Kosova.info/


Go to TOP