Abdixhiku: 205 asamblistët e LDK-së janë forca jonë drejt fitores
Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se pas tubimit të madh hapës të fushatës, është mbajtur një koktej i përbashkët me asamblistët e Lidhja Demokratike e Kosovës duke theksuar rolin kyç të tyre në garën zgjedhore.
Sipas tij, 205 asamblistët e LDK-së, të cilët dolën fitues nga zgjedhjet e fundit lokale, përbëjnë bazën më të fortë të partisë në nivel komunal dhe janë zëri më i afërt me qytetarët.
Abdixhiku vlerësoi lart angazhimin e tyre në këtë fushatë duke theksuar se kontributi i tyre shkon përtej interesit partiak, pasi përfaqësojnë drejtpërdrejt kauzat dhe nevojat e qytetarëve në çdo komunë.
Ai gjithashtu i falënderoi për mobilizimin, përkushtimin dhe besimin e treguar duke shtuar se me njerëz të dëshmuar në betejat politike dhe pranë qytetarëve, rrugëtimi i LDK-së bëhet më i sigurt dhe më bindës.
Në fund, Abdixhiku u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se së bashku me strukturat e partisë, LDK-ja synon fitoren. /Kosova.info/
