AKB: Qeveria me pako sociale, por jo me pako për zhvillim ekonomik
AKB, e vlerëson pakon sociale të mirë dhe të domosdoshme për këtë periudhë, pasi që Kosovës po i mungon një pako zhvillimore, si rezultat i mungesës të një Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik, prandaj parat e taksapaguesve kosovarë duhet t’i kthehen përmes kësaj forme sociale, ku këto përjashtohen qytetarët të cilët nuk kanë asnjë të ardhur nga kategoritë e cekura të qeverisë!
“Bizneset, investitorët kanë nevojë edhe më shumë për reforma të politikave kyçe ekonomike qe nxitin zhvillim, punësim, investime, eksport dhe prodhim.
Shpresoj, së qeveria e Kosovës, pakon e radhës do ta kenë fokus zhvillimin ekonomik dhe uljen të taksave të përkohshëm për produktet bazike që qytetarët të kalojnë me lehtë ketë periudhë të krizës ekonomike”, thekson AKB.
