A flet me Vedatin?, Xhuli rrëfen për eksperiencën në BBV Kosova
Femra më e votuar në BBV Kosova, Juliana Nura sot ka rrëfyer detaje nga eksperienca në këtë spektakël për Radio Prishtinën.
Një temë tejet e diskutuar në publik ishte edhe raporti i saj me aktorin e njohur Vedat Bajrami, i cili e kishte ofenduar atë duke e quajtur si “Komandante e Dubait”.
Xhuli ka thënë se nuk ka asnjë kontakt me Vedatin as që dëshiron të ketë pa i kërkuar ai falje publike.
Ajo ka thënë se Vedati ka folur dhe e ka ofenduar për një pjesë që sipas saj nuk e ka ditur historinë e saj.
“Vedati nuk e ka ditur historinë time të 2010-ës dhe më ka krahasuar me gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës, por kjo është pothuajse e ngjashme sepse ajo që kam përjetuar është e ngjashme me dhunim psikik”, u shpreh Xhuli në emisionin “N’kolonë me shoqen” në Radio Prishtina.
Ish-konkurretja ka thënë se aktori Bajrami e ka ofenduar edhe për UÇK-në pa e ditur historinë e saj dhe se sa ka vuajtur në luftën e fundit.
