A është kjo partia që e votuam për shpresë?

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Sot kam një pyetje publike për Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, po edhe për miqtë e mi në LVV, ministra e deputetë…

A kjo është Kosova që po doni me ndërtu? A kjo është LVV-ja juve? Ajo partia e shpresës që e kemi votu masovikisht më herët?

Domethënë, kur nuk keni argumente e çka me thonë, zyrtarët e LVV-së po lëshohen në linçime, akuza të pabaza dhe ofendime personale. Po i bajnë njerëzit tradhtarë, armiq… E këto sulme nuk po vijnë prej simpatizantëve të thjeshtë, po prej vet zyrtarëve të lartë të partisë.

Unë nuk kam me zbritë kurrë në këtë nivel. Kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me këso budallallëqe. Na nuk jemi këtu me sha njerëz e me u përça, po me kërku llogari për paratë publike e me thanë çka mendojmë që është në interes të qytetarëve.

Veç për kurreshtje, shiheni nivelin e ‘kritikës’: “diploma prej qebaptoreve”, po thojnë. A e dini çka? Edhe BA-në edhe Masterin i kam kry me mbështetje të Qeverisë së SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar, në disa prej universiteteve më të mira. Kam mbi 25 vjet përvojë pune, si e dijnë të gjithë.

Kur kërkoni vota e menaxhoni buxhetin publik, duhet me kuptu që kritika është pjesë e lojës. Kush është në politikë, duhet me qenë i gatshëm me dhënë llogari.

Të gjithë e dinë krejt që unë kam kërku llogari gjithmonë, edhe prej qeverive të mëhershme, nga Hashim Thaci e nga Isa Mustafa, edhe më fort se tash. E do të vazhdoj me kërku edhe pastaj në të ardhmë, pse jo?

E për ata që po mendojnë e dyshojnë a dhe pse po shkon poshtë liria e shprehjes e mediave, pse po degradon mendimi dhe fjala e lirv, pse raportet ndërkombëtare sikur ai i fundit po e qet Kosovën keq, ky është një shembull i gjallë. Partia më e madhe në vend po provon me linçu mendimin ndryshe, po provon me frigu kritikën.

Po e them qartë, nuk kemi me u ndal kurrë me kërku llogari prej atyre që vendosin për ekonominë e të ardhmen e vendit, atyre që menaxhojnë paranë publike. E kush nuk e duron këtë, nuk e ka vendin në politika publike.

Ju mendoni ndërkohë, cfarë të ardhme po i ofroni Kosovës me veprime të tilla të organizuara. A është kjo partia e shpresës që e kemi votuar të gjithë? Çka ndodhi ndërkohë?

Go to TOP