Trajkoviq: Vuçiqi i largoi serbët nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave të mafias
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e ministrit, Nenad Rashiq, në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkovic, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk ka vendosur që serbët të tërhiqen nga institucionet e Kosovës për shkak të interesave serbe, por sepse mafia nuk mund të përfitonte më.
Sipas Trajkoviq, Vuçiq përdori strukturat kriminale për të intriguar me forcë serbët nga veriu i Kosovës në institucionet e shtetit të Kosovës.
“Dhe atë mafi e udhëhiqte Milan Radoiçiq. Ajo mafi përdori metoda të ndryshme shtrëngimi për t’i bërë serbët të pranonin të ishin pjesë e institucioneve të Kosovës”, thotë Trajkoviq.
“Kur mafia përpiqet të integrojë serbët, përfundon ashtu siç bëri. Në një ditë, kur mafia e ndjeu se nuk mund të fitonte më përmes këtyre institucioneve dhe me një mënyrë të tillë funksionimi, i tërhoqi. Vuçiq nuk i tërhoqi për shkak të interesave serbe, por sepse filloi kontrolli më i madh mbi atë që po bënin. Në veri kanë bërë disa ‘Jovanjica’ si ato të Koluvisë, kështu që u mbyll. Epo, ka pasur punë me kriptovalutat… Në fakt nuk ka pasur asgjë të shëndetshme, nëse flasim për zhvillimin dhe përmirësimin e pozitës së serbëve”, thekson Rada Trajkoviq shkruan “Nova.rs“.Duke folur për negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Trajkoviq tha se prioritet i parë duhet të jetë qetësimi i situatës së sigurisë në veri të Kosovës.
“Duhet varrosja e llogoreve që janë hapur, të cilat kur i shikon shoqërohen me konflikt. Kjo duhet bërë së pari. Duhet gjetur një modalitet me bashkësinë ndërkombëtare dhe natyrisht me serbët e veriut të Kosovës, që të vijnë njerëz të cilëve u besohet dhe të bëhet ‘triazhi’ i duhur. Ne kishim, dhe Ivica Daçiq mburrej për këtë, se kishte një komandant policie në veri, i cili u arratis dhe pastaj pjesa tjetër e Serbisë u bë ‘shtëpia e tij e sigurt”, ka shtuar ajo./dukagjini
