Kurti e Mehaj në ngushëllime te Ambasadorja dhe KFOR-i turk

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë qenë në bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren, për siç ka thënë ai, për t`u shprehur ngushëllime Ambasadores të Republikës së Turqisë, Şeyda Aydın Çimenli si dhe Komandantit të Kontingjentit Turk ne Prizren, Kolonelit Recai Yılmaz për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i cili goditi Turqinë katër ditë më parë.

“Ne kemi qenë njëri nga shtetet e para që ka ofruar ndihmën për popullin turk, me njësitë tona të kërkim – shpëtimit, operacion ky që është duke vazhduar edhe në këto momente’, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se sonte ekipit të FSK-së në Turqi do t’iu bashkohen edhe një grup tjetër nga garda kombëtare, e po ashtu konfirmojmë gatishmërinë tonë të ofrojmë ndihmë shtesë nëse kërkohet.

“Falënderim meriton edhe populli ynë me shpirtin humanitar, të cilët janë mobilizuar dhe kanë dhuruar e po dhurojnë ndihma për popullin turk, një gjë të tillë pamë nga afër edhe në bazën të cilën vizituam. Në situata të tilla jemi të gjithë bashkë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Go to TOP