Osmani sot mban fjalimin e vitit para deputetëve

Për zhvillimet e fundit në vend, para deputetëve të Kosovës sot pritet që të flasë presidentja Vjosa Osmani.

Ajo me fillim nga ora 9:30, do t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ftesën e kryeparlamentarit Konjufca, Osmani e ka mirëpritur.

“Neni 84, paragrafi 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës, së paku një herë në vit i drejtohet Kuvendit të Kosovës përkitazi me fushëveprimtarinë e tij. Rrjedhimisht, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe praktikave të deritanishme, ju njoftoj që si Presidente e vendit jam e gatshme t’i drejtohem Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.

E ky adresim vjen në kohën kur në ditët e fundit kanë pasur zhvillime politike në Kosovë.

Go to TOP