Opozita me përplasje të duarve në tavolina tenton të mos lejojë vazhdimin e seancës, kërkojnë themelimin e Komisionit hetimor

Opozita në Kuvend po kërkon të formohet Komisioni Hetimor dhe të mos të vazhdohet me seancë, ndërsa pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi vazhdimin e seancës, deputetët opozitarë po tentojnë të mos lejojnë vazhdimin e seancës, duke i rënë me duar tavolinave.

Në seancën e Kuvendit po dëgjoheshin edhe fishkëllima, në kohën kur në foltore fliste deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.

Ai duke i theksuar të arriturat e vendit, tha se ato po i pengojnë opozitës.

Ndryshe, deputetë të partive opozitare theksuan se nuk do të lejojnë vazhdimin e seancës, pasi sipas tyre kërkesa e tyre për themelimin e Komisionit hetimor për energjinë është e drejtë e tyre.

Go to TOP