Ish-marinsi amerikan vritet në Ukrainë

Një qytetar amerikan raportohet se ka vdekur gjatë luftimeve krah forcave ukrainase.

Ish-anëtari i marinës amerikane, Willy Cancel, 22 vjeç, thuhej se punonte me orar të pjesshëm për një kompani private ushtarake.

Ai ishte i martuar dhe kishte një djalë shtatëmuajsh dhe duket se është amerikani i parë që ka vdekur duke luftuar në konflikt, siç raporton CNN.

Gruaja e tij, Brittany Cancel tha për Fox News Digital: ”Burri im vdiq në Ukrainë. Ai shkoi atje me dëshirën për t’i ndihmuar njerëzit, ai gjithmonë e ndiente se ky ishte qëllimi kryesor në jetë”.

Cancel jetonte në Tennessee, por raportohet se me origjinë është nga New York.

Ky lajm vjen disa ditë pas atij lajmit se një britanik, Scott Sibley, vdiq në Ukrainë. Ai gjithashtu u nënkuptua se ishte duke luftuar kah forcave ukrainase dhe është qytetari i parë britanik që u konfirmua se u vra gjatë pushtimit rus në Ukrainë. 


Go to TOP