Digjet një veturë para shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë

Një veturë e tipit Opel, është kapluar nga flakët pak më parë pikërisht para shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi i zjarrfikëseve dhe një patrullë policore për të reduktuar dhe parandaluar rrezikun.

Deri më tani nuk  është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Go to TOP