Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21 dhe xhirot e para të Superligës

Këtë fundjavë janë paraparë të organizohen dy aktivitete duke filluar të shtunën me Kampionatin Individual për U21 dhe të dielën me xhirot e para të Kampionatit ekipor të Superligës.

Me 5 mars në Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00 është paraparë të organizohet Kampionati individual i Kosovës për U21, ku nga ora 10:00, do të fillojnë kategoria e meshkujve, kurse nga ora 12.00 kategoria e femrave.

Sipas rregullores së re për sistemin e garave të drejtë për paraqitje kanë lojtarët më të rinjë se 21 vjeç (të lindur pas 01/01/2001) por më të vjetër se 13 vjeç (të lindur pas 01/01/2009). Paraqitja e lojtarëve duhet ta bëhet deri të mërkurën më 02.03.22 në ora 16:00 vetëm në email [email protected]
Shorti do të hidhet të enjten me 3 mars nga ora 19:00 në zoom.

Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

Ndërsa me 6 mars në Pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë do të startojnë garat ekipore në Superligën e Kosovës për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.

Orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen e gjeni më poshtë.

Me respekt
Komisioni i Garave

Superliga e Kosovës 2022 – Meshkujt
 Xhiro 1 3/6/2022  
10:00Lidhja e PrizrenitvsSharri(Prishtinë)
10:00DardaniavsLlapusha(Prishtinë)
10:00Ahmet HoxhavsPriping(Prishtinë)
10:00PrishtinavsLiria(Prishtinë)
 Xhiro 2 3/6/2022  
12:00LlapushavsLidhja e Prizrenit(Prishtinë)
12:00SharrivsAhmet Hoxha(Prishtinë)
12:00LiriavsDardania(Prishtinë)
12:00PripingvsPrishtina(Prishtinë)
Superliga e Kosovës 2022 – Femrat
 Xhiro 1 3/6/2022  
14:00Drita FvsShpresa(Prishtinë)
14:00Ahmet Hoxha FvsDardania F(Prishtinë)
14:00Prishtina FvsVushtrria F(Prishtinë)
14:00Ahmet Hoxha MKvsLidhja e Prizrenit F(Prishtin
 Xhiro 2 3/6/2022  
16:00Dardania FvsDrita F(Prishtinë)
16:00ShpresavsPrishtina F(Prishtinë)
16:00Lidhja e Prizrenit FvsAhmet Hoxha F(Prishtinë)
16:00Vushtrria FvsAhmet Hoxha MK(Prishtinë)
Go to TOP