Organizohet Kampionati Individual i Kosovës për U21 dhe xhirot e para të Superligës
Këtë fundjavë janë paraparë të organizohen dy aktivitete duke filluar të shtunën me Kampionatin Individual për U21 dhe të dielën me xhirot e para të Kampionatit ekipor të Superligës.
Me 5 mars në Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj duke filluar nga ora 10:00 është paraparë të organizohet Kampionati individual i Kosovës për U21, ku nga ora 10:00, do të fillojnë kategoria e meshkujve, kurse nga ora 12.00 kategoria e femrave.
Sipas rregullores së re për sistemin e garave të drejtë për paraqitje kanë lojtarët më të rinjë se 21 vjeç (të lindur pas 01/01/2001) por më të vjetër se 13 vjeç (të lindur pas 01/01/2009). Paraqitja e lojtarëve duhet ta bëhet deri të mërkurën më 02.03.22 në ora 16:00 vetëm në email [email protected]
Shorti do të hidhet të enjten me 3 mars nga ora 19:00 në zoom.
Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Ndërsa me 6 mars në Pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë do të startojnë garat ekipore në Superligën e Kosovës për kategorinë e meshkujve dhe të femrave.
Orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen e gjeni më poshtë.
Me respekt
Komisioni i Garave
| Superliga e Kosovës 2022 – Meshkujt | ||||||||
| Xhiro 1 | 3/6/2022 | |||||||
| 10:00 | Lidhja e Prizrenit | vs | Sharri | (Prishtinë) | ||||
| 10:00 | Dardania | vs | Llapusha | (Prishtinë) | ||||
| 10:00 | Ahmet Hoxha | vs | Priping | (Prishtinë) | ||||
| 10:00 | Prishtina | vs | Liria | (Prishtinë) | ||||
| Xhiro 2 | 3/6/2022 | |||||||
| 12:00 | Llapusha | vs | Lidhja e Prizrenit | (Prishtinë) | ||||
| 12:00 | Sharri | vs | Ahmet Hoxha | (Prishtinë) | ||||
| 12:00 | Liria | vs | Dardania | (Prishtinë) | ||||
| 12:00 | Priping | vs | Prishtina | (Prishtinë) | ||||
| Superliga e Kosovës 2022 – Femrat | ||||||||
| Xhiro 1 | 3/6/2022 | |||||||
| 14:00 | Drita F | vs | Shpresa | (Prishtinë) | ||||
| 14:00 | Ahmet Hoxha F | vs | Dardania F | (Prishtinë) | ||||
| 14:00 | Prishtina F | vs | Vushtrria F | (Prishtinë) | ||||
| 14:00 | Ahmet Hoxha MK | vs | Lidhja e Prizrenit F | (Prishtin | ||||
| Xhiro 2 | 3/6/2022 | |||||||
| 16:00 | Dardania F | vs | Drita F | (Prishtinë) | ||||
| 16:00 | Shpresa | vs | Prishtina F | (Prishtinë) | ||||
| 16:00 | Lidhja e Prizrenit F | vs | Ahmet Hoxha F | (Prishtinë) | ||||
| 16:00 | Vushtrria F | vs | Ahmet Hoxha MK | (Prishtinë) |
