Të rritet konsumi i prodhimeve vendore dhe pagat për punëtorët

Ka vazhduar edhe sot promovimi i prodhimeve vendore nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në rrjetet e marketeve ETC Elkos Grpup.

Promovimi i prodhimeve vendore po vazhdon në kuadër të aktivitetit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar”, “Unë konsumoj prodhime vendore po Ju”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se Elkosi vazhdimisht e ka mbështet ekonominë vendore dhe vazhdon përkrahjen, duke qenë ndër strehët më të mëdha të tyre

“Kemi rritje ekonomike, por inflacioni po e shkatërron ekonominë”, tha Shahini.

Kryearti i AKB-së shtoi se duhet të rriten edhe pagat e punonjësve krahas rritës së konsumit të prodhimeve vendore.

Ai kërkoi nga Qeveria  e Kosovës të luftoi informalitetin, sepse  rritja e proklamuar  ka ndodhur si shkak i rritjes së çmimeve.

“Qytetarët të konsumojnë prodhimet vendore  dhe në këtë mënyrë  të rritet edhe ekonomia e mirëqenia”, tha Agim Shahini.

Ndërsa Ramiz Kelmendi, pronar i ETC-së tha se sa më shumë të konsumohen prodhimet vendore aq më shumë rritet edhe zhvillimi ekonomik e punësimi.

Ai premtoi se ETC-ja do të vazhdoi të mbështes prodhuesit vendor.

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë produktet e vendit tonë.

“Ti konsumojmë produktet vendore sepse janë më të mira, ndërsa produktet e huaja kurrë nuk munden të bëhen sikur prodhimet tona”, tha Ajdini. /Kosova.info/

Go to TOP