Arrestohet shtetasi i huaj në Vërmicë pasi tentoi t’u japë 5 euro policëve për “kafe”

Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve të autobusit kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 eurosh brenda dokumentacionit.

Sipas Policisë së Kosovës, kur u pyet për arsyen e vendosjes së parave, i dyshuari deklaroi se ato ishin për “kafe” për zyrtarët policorë që po kryenin kontrollin e dokumenteve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP