Një i arrestuar, komunikoi me një të mitur, e kanosi me publikimin e fotografive
Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim”.
Policia njoftoi se i dyshuari me llogari me emra të rremë në rrjetet sociale kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.
“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç.
I dyshuari është arrestuar sot, më 04.07.2026, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhte në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/
