Maqedonci: Kosova krenare krah SHBA-ve në 250-vjetorin e Pavarësisë
Kosova uron SHBA-të për 250-vjetorin e Pavarësisë, organizohet aktivitet tradicional në Prishtinë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtojnë sot, më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, duke shënuar 250-vjetorin e shtetformimit.
Me këtë rast, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar SHBA-të për këtë përvjetor të rëndësishëm. Ai theksoi se ky jubile nderon një komb, përkushtimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka frymëzuar mbarë botën.
Maqedonci shtoi se Kosova është krenare që qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si mikun dhe aleatin më të ngushtë të vendit. /Kosova.info/
