Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Dardania pa ujë deri nesër
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët në lagjen Dardania, konkretisht në rrugën “Idriz Gjilani”, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, ekipet janë angazhuar në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit. Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë në Facebook.
