Gashi: Atmosferë entuziaste në Gjilan e Viti, rritet mobilizimi për ditët finale të fushatës

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numër 31, Xhafer Gashi, ka theksuar se në Gjilan dhe Viti po mbretëron një atmosferë e jashtëzakonshme në kuadër të ditëve të fundit të fushatës zgjedhore.

Gashi bëri të ditur se gjatë takimeve me qytetarë në këto komuna, është vërejtur një mobilizim i madh dhe një frymë bashkimi, teksa mbështetësit po rreshtohen fuqishëm në përkrahje të LDK-së.

“Bashkë, të pandarë dhe të mobilizuar për ditët e fundit të kësaj fushate. Patëm kënaqësinë të takojmë qytetarë nga afër, t’i dëgjojmë dhe t’u japim zotimin se do të jemi zëri dhe mbështetja e tyre në çdo hap,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, kjo energji pozitive dhe përkrahje e vazhdueshme nga qytetarët po dëshmon për një rrugëtim të përbashkët drejt një qëllimi të qartë politik në nivel vendi.

Gashi ka bërë thirrje për mobilizim të mëtejmë duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj fryme dhe të mbështesin LDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme. /Kosova.info/

Go to TOP