Abdixhiku nga Vitia: Fryma e bashkimit po rritet, prezanton kandidatët për deputetë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim elektoral në Viti, ku theksoi rritjen e mbështetjes qytetare dhe frymën e bashkimit që, sipas tij, po forcohet çdo ditë.
Abdixhiku e cilësoi Vitinë si një qytet të punës dhe qëndrueshmërisë duke vlerësuar vendosmërinë e qytetarëve dhe zgjedhjet e tyre ndër vite. Ai përmendi edhe mbështetjen e vazhdueshme për Sokol Haliti, i zgjedhur katër herë radhazi në krye të komunës.
Gjatë takimit, Abdixhiku prezantoi projektet dhe vizionin për zhvillimin e vendit, me fokus në mbështetjen për familjen, rininë dhe bujqësinë, si dhe për çdo qytetar që punon ndershëm.
Në këtë komunë, ai prezantoi edhe kandidatët për deputetë: Vjollca Kadolli Halili (nr. 36), Arta Ajeti (nr. 70), Ibush Beqiri (nr. 71) dhe Robert Ukiq (nr. 87).
Abdixhiku theksoi se Vitia gjithmonë ka ditur të vlerësojë njerëzit e mirë duke shtuar se së bashku po nisin një rrugëtim të ri politik. /Kosova.info/
