Kuçi nga Malisheva: Energjia e qytetarëve sinjal për ndryshimin që po vjen
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Malishevë, ku ka theksuar mbështetjen dhe energjinë e madhe për ndryshim.
Kuçi u shpreh se në këtë komunë është vërejtur qartë dëshira e qytetarëve për zhvillim të vërtetë dhe për një qasje të re në qeverisje. Sipas tij, kjo mbështetje përbën motiv shtesë dhe përgjegjësi për të vazhduar angazhimin politik.
“Energjia që pamë sot në Malishevë është forca që na shtyn përpara dhe na obligon të punojmë edhe më shumë për qytetarët,” ka deklaruar ai.
Ai shtoi se përmes punës dhe përkushtimit të përbashkët, synohet ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për çdo familje në Kosovë.
Në fund, Kuçi falënderoi qytetarët e Malishevës për pritjen dhe mbështetjen duke i ftuar ata që të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi politik nën sloganin e LDK-së. /Kosova.info/
