Abdixhiku në Kaçanik: Prezanton kandidatët dhe vizionin për zhvillim ekonomik
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Kaçanik, ku ka prezantuar kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë komunë dhe për Hanin e Elezit duke shpalosur njëkohësisht edhe vizionin ekonomik të partisë.
Gjatë takimit me qytetarët, Abdixhiku theksoi se zhvillimi i vendit duhet të nisë nga familja dhe mirëqenia e qytetarit duke vënë theks të veçantë te rritja e të ardhurave, mbështetja për familjet dhe investimet kapitale.
Ai deklaroi se programi i LDK-së synon një zhvillim të barabartë në të gjitha komunat e Kosovës, pa dallim, në mënyrë që përfitimet ekonomike të ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët.
Në Kaçanik, LDK garon me kandidatin Korab Krasniqi me numër 106 dhe kandidaten Albana Bunjaku me numër 107. Ndërsa nga Hani i Elezit, pjesë e garës është kandidatja Kimete Kuka Hasallari me numër 39. /Kosova.info/
