Barcelona mposht Lyon dhe fiton Champions League për vajza
Barcelona e ka fituar për herë të katërt titullin e kampiones së Evropës në futbollin e vajzave, pasi ka mposhtur bindshëm 4:0 skuadrën franceze Olympique Lyonnais në finalen e së shtunës të Champions League.
Finalja është zhvilluar në stadiumin “Ullevaal” në Norvegji dhe për më shumë se një orë lojë rezultati ka qenë i barabartë, para se Barcelona të shpërthente me katër gola në pjesën e dytë.
Lyon ka menduar se ka kaluar herët në epërsi, por goli i Lindsey Heaps është anuluar pas ndërhyrjes së VAR për pozitë jashtë loje. Më pas skuadra franceze ka pasur pati disa raste, por portierja e Barcelonës, Cata Coll, ka reaguar mirë në momentet vendimtare.
Heroina e mbrëmjes ka qenë sulmuesja polake Ewa Pajor, e cila ka shënuar dy herë, fillimisht në minutën e pesëdhjetë e pestë dhe më pas në të gjashtëdhjetë e nëntën, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës katalanase. Për Pajor, ky triumf kishte rëndësi të veçantë, pasi pas pesë humbjeve në finale të mëparshme të Champions League, më në fund ka arritur ta fitojë trofeun evropian.
Në fund të takimit ka shkëlqyer edhe Salma Paralluelo, e cila ka realizuar dy gola të tjerë dhe e ka vulosur fitoren bindëse 4:0 për Barcelonën.
Barcelona e mbylli sezonin në mënyrë perfekte, pasi triumfit evropian i shtoi edhe trofetë vendorë në Spanjë. Kjo ishte finalja e gjashtë radhazi në Champions League Ligën për skuadrën katalanase dhe titulli i katërt në gjashtë sezonet e fundit, duke konfirmuar dominimin e saj në futbollin evropian të femrave.
Megjithatë Lyon mbetet skuadra me më së shumti trofe në histori të garës me tetë tituj.
